Enj, Shk 25, 2021
Banner Top
Banner Top
Azoospermia – inferiliteti mashkullor dhe mënyrat e trajtimit

Në përgjithësi çifti konsiderohet infertil kur edhe pas një viti të shumë e shumë tentimeve për arritje të frytënimit me marrëdhënie të pambrojtura nuk arrihet deri tek shtatzania.

Duke e gjetur vehten para një situate të tillë të pakëndëshme disa çifte fillojnë të shqetësohen dhe nuk dijnë si të veprojnë?! Bazuar në statistika 12 deri 13 çifte vuajnë nga ankesat e infetilitetit.

Diku 50% nga këto çifte kanë si faktor të ashtuquajturin faktorin mashkullor të infetilitetit. Azoospermia nënkupton mungesën e qelizave (spermatozoide) në ejakulatin mashkullor. Diku rreth 1% të meshkujve kanë azoospermi dhe kjo paraqet shkakun e 10-15% te rasteve të infetilitetit.

(Healthline) Spermiogrami paraqet analizën kuantitative dhe kualitative të lëngut spermatik – dhe duhet realizuar tek pacientët me ankesa të inferilitetit krahas analizave tjera rutinore dhe hormonale.

Tek pacientët me dyshime për azoospermi obstruktive realizohet intervenimi kirurgjik TESE (Testicular Sperm Extraction) foto – ku pas realizimit të një incizioni të vogël në testis bëhet ekzaminimi i pranisë së spermatozoideve brenda tubuleve për shkak të pamundësise së shfaqjes së tyre në ejakulat si pasojë e obstruksionit. Infertiliteti shpeshherë ka zgjidhje. /Familjajonë/

Arkiva

Kategoritë