Die, Nën 29, 2020
Banner Top
Banner Top
Avokado, shija neutrale që pëlqen çdo fëmijë

Gatuar nga: Teuta Pozhegu
Këshilla dhe Receta për Beba&Fëmijë (FB&IG)

Kryeson si super ushqim dhe si i tillë futet në top produktet e para të ushqimit të bebit

Avokado frut me shije tërësisht neutrale dhe shumë lehtë e servuar te bebet.

Është produkt që nuk gatuhet- zihet- piqet.

Rekomandohet të blihet i fortë apo i pjekur mirë por i pa dëmtuar, nëse bluhet e fort e lini afër bananes dhe vetvetiu piqet për 1-2 dite maksimum.

Vetitë dhe vlerat e mëdha ushqyese avokadon e sjellin në super produkt natyral, ndërsa përderisa ende s’kemi prodhim vendor si eksport çmimin në treg e ka të lartë për standardin e Kosovës-Shqipërisë-Maqedonisë.

1/4 e 1 avokadoje është sasia e mjaftueshme për një fëmijë deri 4 vjeç

Avokado nuk është alergjentë e fortë sidoqoftë mund të shkaktojë një të tillë andaj mos harroni:

  • Jepet 3 ditë i njëjti përbërës për pranim shijesh dhe reaksion alergjik.

Sasia që një bebe në këtë fazë mund të konsumoj është prej 30-80 gramë dhe nuk është shqetësuese sepse si normë e tillë rekomandohet po ashtu në udhëzuesin e OBSh’së te principeve të ushqyerit me ushqim të ngurtë te bebet.

Pas çdo racioni fëmijës duhet ti ofrohet ujë, dhe sasia që një bebe mund të pijë mund të varioj nga 10 ml deri në 30 ml për racion, dhe për një bebe që ushqehet me qumësht gjiri nuk është shqetësuese edhe nëse nuk pi ujë mjaftueshëm sepse e zëvendëson përmes qumështit të gjirit

Për çdo shqetësim gjatë dhe pas ushqyerjes së fëmijës tuaj ju lutem drejtohuni pediatrit të fëmijës suaj apo ndihmës përkatëse mjekësore .

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë