Të premten janë takuar Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj dhe Kryeinspektori i Tregut, Lulzim Syla.
Në këtë takim është diskutuar për veprimet dhe identifikimin për marrjen e masave ligjore ndaj bizneseve që ngritin çmimet si rezultat i situatës së krijuar.
ATK ka të hapura linjat telefonike për qytetarë 0800 80 800 pa pagesë, si dhe 038 222 165 me pagesë nga ora 08:00 deri në 22:00, në të cilat mund të raportohen rastet e rritjes së çmimeve të artikujve bazik ushqimorë dhe atyre farmaceutikë.