Mar, Mar 26, 2024
Banner Top
Banner Top
Arrestohen tre shtetas të huaj për tentim vjedhje të rëndë në Prishtinë

Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar-shtetas të huaj- të cilët të shtunën kanë tentuar të kryejnë një vjedhje në një market në Prishtinë.

Siç njofton Policia e Kosovës, mbrëmë (e shtunë) rreth orës 22:00, ka pranuar informatën për një rast të vjedhjes së rëndë në tentativë, që ka ndodhur në një market në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.

“Rastit menjëherë i janë përgjigjur njësitet policore, të cilat kanë arrit të identifikojnë dhe arrestojnë tre persona të dyshuar”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Mbështetur në rezultatet fillestare të hetimit dyshohet se personat e dyshuar kanë thyer xhamin dhe me forcë kanë depërtuar brenda marketit.

“Ka qenë aksioni i shpejtë i policisë ai që ka rezultuar me arrestimin e personave të dyshuar vetëm pak kohë pas raportimit të rastit. Janë arrestuar B.B. (20), I.K. (34) dhe M.A. (31), që të tre shtetas të huaj me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje”,  thuhet në njoftim.

Aktualisht hetuesit policorë po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale me qëllim të sqarimit dhe zbardhjes së të gjitha rrethanave që karakterizojnë këtë ngjarje. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë