Hën, Tet 26, 2020
Banner Top
Banner Top
Arrat dhe kolesteroli

Arrat janë të pasura me folate, vitaminë E, dhe shumë yndyra të mira. Edhe pse janë të larta në kalori, ato nuk kontribuojnë në shtimin e peshës.

Hulumtuesit në Universitetin kërkimor të Yale, konstatuan se  konsumimi i arrave mund të ndihmojë njerëzit të cilët rrezikojnë të preken nga diabeti apo kolesteroli.

Hulumtuesit morën në studim 112 njerëz të moshës 25 deri 75 ku 70% e tyre ishin femra, dhe i ndanë në dy grupe. Njerëzit në të dy grupet kanë konsumuar arra çdo ditë duke ndjekur dieta të ndryshme ushqimore. Të dy grupet gjithashtu kanë konsumuar arra për gjashtë muaj, dhe vazhduan dietën e tyre të zakonshme, pa arra për gjashtë muaj të tjerë.

Ata vizituan qendrat klinike çdo tre muaj, u peshuan si dhe matën nivelet e presionit të gjakut, kolesterolit dhe sheqerit në gjak.

Studiuesit zbuluan se niveli i kolesterolit LDL (të keq) ra ndjeshëm kur pjesëmarrësit në studim hanin një grusht  arra çdo ditë. Për më tepër, pesha e tyre mbeti e qëndrueshme në të dy muajt. Konsumimi i arrave nuk kishte efekt mbi nivelet e sheqerit në gjak ose në nivelin e presionit të gjakut.

Studimi është publikuar në internet nga “Open Diabetes Research and Care”.

Studiuesit dolën në konkluzionet se arrat janë të shëndetshme dhe nëse jeni duke u përpjekur të ulni kolesterolin, një grusht arra në ditë ja vlen t’i provoni. 

Prandaj thuhet që përdorimi i arrës përgatit organizimin për t’i përballuar organizmit, kanë thënë shkencëtarët nga Universiteti “Pennsylvania State”.

Sipas tyre, preparatet bimore dhe ushqimi me vitamina të pasura janë të shkëlqyeshme për evitimin e tensionit dhe nervozes së përditshme.

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë