Mar, Mar 26, 2024
Banner Top
Banner Top
Armend Zemaj fton Arben Vitinë për këshilla për menaxhimin e pandemisë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar së bordi këshillëdhënës për COVID-19 të cilën e themeloi sot, do të ftojë në takim katër ish-ministrat e këtij dikasteri që të “kontribuojnë së bashku me përvojën e tyre në menaxhimin e pandemisë”.

Zemaj përmes një konference për media nga Gjilani, theksoi se ky bord do të ftojë në takime katër ish-ministrat e fundit të Shëndetësisë; Ferid Agani, Imet Rrahmani, Uran Ismaili dhe Arben Vitia.

“Ky Bord që do të udhëhiqet nga profesori i Mikrobiologjisë Lul Raka dhe në të cilin ka edhe doajenë të mjekësisë kosovare dhe emra autoritativ si: profesorët dhe ekspertët Isuf Dedushaj, Muharrem Bajrami, Salih Ahmeti, Rukije Mehmeti, Isme Humolli, Xhavit Rexhaj, Xhavit Gashi, Pashk Buzhala, Besim Kodra, etj”, tha Zemaj duke shtuar se këshilli do të mbledh dhe ofrojë Ministrisë ekspertizën e nevojshme për krizën aktuale të Covid-19 me qëllim që t’i ofrojë Ministrisë këshilla të shpejta, të bazuara në dëshmi shkencore për përgjigjen shëndetësore ndaj Covid-19.

“Bordi do të formulojë masat e reagimit që duhet të adresohen në përgjigje të pandemisë Covid-19; do të identifikojë dhe zbus mangësitë, masat e marra ose që duhen ndërmarrë për të përmirësuar dhe menaxhuar përhapjen e Covid-19, përfshirë edhe menaxhimin dhe trajtimin klinik të rasteve. Po ashtu, Bordi do të këshillojë edhe për prioritizimin e kujdesit shëndetësor dhe masat mbështetëse, do të rekomandoj politika për adresimin dhe zbutjen e  pasojave afatmesme dhe afatgjata të Covid-19”, tha ai.

“Bordi do të ftojë në takime katër ish-ministrat e fundit të Shëndetësisë: Prof. dr. Ferid Agani, Dr. Imet Rrahmani, z. Uran Ismaili dhe dr. Arben Vitia, për të kontribuar së bashku me përvojën e tyre në menaxhimin e pandemisë Covid-19”, u shpreh Zemaj duke përfunduar këtë adresim se në veprime të tjera në funksion të menaxhimit sa  më korrekt të situatës me Covid-19, duke njohur tashmë rrezikun dhe barrën që kjo sëmundje sjell për popullatën, pa dallim.

Në anën tjetër, në këtë konferencë u kumtuan edhe rezultatet e rasteve për COVID-19 për 24 orë.

142 raste të reja janë regjistruar sot, 101 të shëruar dhe 4 raste të vdekjes.

Youtube

Arkiva

Kategoritë