Sun, Dec 8, 2019
Banner Top
Aritmia e zemrës, këto simptoma nuk duhet t’i injoroni

Një aritmi (e quajtur edhe disrhythmia) është një rrahje zemre e parregullt ose jonormale.

Pulsi juaj tregon rrahjet e zemrës suaj, ose numrin se sa  herë rrah zemra juaj në një minutë. Shkalla e impulsit ndryshon nga një person në tjetrin. Ai është më i ngadaltë kur jeni në pushim dhe rritet kur stërviteni, pasi trupi gjatë ushtrimit kërkon më shumë gjak të pasur me oksigjen.

Një aritmi mund të jetë “e heshtur” dhe të mos shkaktojë simptoma. Një mjek mund të zbulojë një rrahje të parregullt të zemrës gjatë një ekzaminimi duke matur pulsin tuaj, duke dëgjuar zemrën ose duke kryer teste diagnostikuese. Nëse shfaqen simptoma, ato mund të përfshijnë:

Palpitacionet: Një ndjenjë e rrahjeve të zemrës,  ose ndjenja se zemra po “ik”

Goditje në gjoks

Marramendje

Gulçim

Siklet në gjoks

Dobësi ose lodhje (ndjeheni shumë i lodhur).

Aritmia mund të shkaktojë rrahje të shpeshta. Shenjat dhe simptomat e tjera lidhen me zemrën që nuk pompon siç duhet për shkak të rrahjeve shumë të shpejta ose të ngadalta.

Simptomat e tjera përfshijnë problemet me frymëmarrjen, marramendja, plogështia, zbehje të fytyrës dhe gjendje të fikëti, si dhe dhimbje në të gjithë pjesën e kraharorit.

Nëse veçse i keni këto simptoma, kërkoni menjëherë kujdes mjekësor ./Familja Jonë

Banner Content
Tags:

Lajme te ngjajshme

No Related Article

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë