Hën, Jan 25, 2021
Banner Top
Banner Top
Anoreksia, një ndër shkaktarët e infertilitetit dhe problemeve me zemër

Anoreksia si problem manifestohet në forma të ndryshme në njerëz të ndryshëm, por është e rëndësishme të dihet se në pika të përgjithshme ajo përfshin një lloj çrregullimi në të ushqyer te njerëzit, që më pas konsiston në rënie peshe. Krejt kjo ndodh si pasojë e një frike e individit për shtim eventual të kilogramëve.

Anoreksia si problematikë është më e shfaqur te gjinia femërore, saktësisht te gratë dhe te vajzat adoleshente, ndërsa shumë rrallë te gjinia mashkullore.

Zakonisht, njerëzit anoreksikë e shohin veten në mbipeshë, edhe pse mund të jetë e kundërta e asaj që mendojnë. Personat me këtë simptomë nervore e peshojnë veten shpesh, hanë shumë pak ushqim, bëjnë ushtrime dhe e vjellin atë që e hanë.

Dëmet që mund të shkaktohen nga anoreksia janë të ndryshme, por si dy më të rëndësishmet janë problemet me zemër dhe infertiliteti. Te femrat me çrregullime të tilla në të ushqyer ndalohet edhe cikli menstrual, ashtu që nuk arrihen të lirohen gonadotropinat.

Shkaqet e anoreksisë nuk dihen ende me siguri, por mendohet se në këtë mes ndikojnë faktori gjenetik (te binjakët identikë për shkak të kontaktit të shpeshtë fizik që kanë mes vete) dhe faktori kulturor, sidomos në vendet ku kanë një nivel të lartë të sëmundjeve si pasojë e anoreksisë.

Anoreksia si problem mund të trajtohet vetëm me anë të rregullimit të gjendjes psikologjike dhe adresimin e sjelljeve që e promovojnë problemin, ndërsa medikamentet nuk luajnë ndonjë rol në largimin e saj. Një trajtim i mirë në largimin e anoreksisë mund të jetë edhe trajtimi familjar, ashtu që prindërit marrin përsipër të ushqyerit e fëmijës së tyre

Arkiva

Kategoritë