Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
AMRKS KËSHILLON PËR SIGURINË RRUGORE GJATË COVID 19

Virusi COVID-19 me shpejtësi të madhe është bërë brengosja por edhe prioriteti kryesor për secilin qytetar dhe qeveri në botë. Prioriteti ynë dje, sot, nesër dhe gjithmonë është siguria e qytetarëve në përgjithësi dhe siguria e lëvizjes në veçanti. Asociacioni Kosovar i Motorizimit AMRKS, vënë në pah se sot secili qytetar duhet të ketë kujdes maksimal gjatë lëvizjes dhe të respektojë rregullat dhe shenjat e trafikut si dhe udhëzimet aktuale. Si pasojë e kësaj (pa)përgjegjësie nuk guxojmë që spitalet dhe shërbimet e urgjencës ti ngarkojmë me të lënduarit dhe viktimat nga aksidentet e trafikut rrugor, pasi që ato sot përballen me pandeminë dhe të gjithë janë të përqendruar për të përmirësuar shërbimet mjekësore në përballje me të sëmurit me virusin corona. Rrjedhimisht në këto rrethana të reja dhe në këtë situatë emergjente, AMRKS kërkon kujdes të shtuar për secilin pjesëmarrës eventual në rrugë.

Porosia më e fortë për sigurinë rrugore në këtë situatë pandemie është që absolutisht të ndiqen këshillat e Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, institucioneve tjera shëndetësore dhe të sigurisë si dhe vendimet e qeverisë të vendit.

AMRKS si  avokat i sigurisë rrugore dhe mobilitetit, në këtë kohë krize jep rekomandimet e mëposhtme:

Qëndroni në shtëpi dhe dilni vetëm nëse keni ndonjë nevojë të madhe. Nëse duhet të dilni, ecni të sigurt duke mbajtur distancën sociale, nëse jeni me biçikletë/motor duhet të përdorni helmetën patjetër, nëse jeni me automjet duhet të vozitni me kujdes të shtuar dhe të përdorni rripin e sigurisë, të zvogëloni shpejtësinë e ngasjes, të mos konsumoni pije dhe ushqim gjatë ngasjes dhe të mos përdorni telefonin mobil. Duhet të jeni të përgjegjshëm për hir të vetes tuaj dhe për hir të tjerëve.

AMRKS ju dëshiron shëndet dhe kërkon kujdes për të gjithë qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik, me theks të posaçëm atyre që janë në krye të detyrës zyrtare, atyre që janë të angazhuar në industrinë e transportit dhe në zingjirin e furnizimit në këtë kohë sfiduese. Ju lutemi qëndroni të sigurt dhe mbahuni të informuar në çdo kohë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë