Sht, Jan 16, 2021
Banner Top
Banner Top
Alarmante: “Mbi 500 të vdekur dhe përreth 90 mijë punëtorë shëndetësorë të infektuar me COVID-19 në gjithë botën

Mbi  500 punëtorë shëndetësorë të vdekur dhe përreth 90 mijë të infektuar janë shënuar që prej fillimit të pandemisë COVID-19 nëpër botë vetëm deri në muajin qershor. Këto shifra, ndonëse të larta, nuk janë plotësisht të sakta. Sipas Këshilli Internacional të Infermierëve (ICN), numrat e vdekjeve dhe infektimeve nga koronavirusi mund të jenë edhe më të lartë, pasiqë nuk ka të dhëna për vdekjen e punëtorëve shëndetësorë për të gjitha vendet e botës.

Statistikat e bazuara nga ky këshill iu referohen vetëm 30 shteteve, çka tregon se,në një mesatare prej 6% të të gjitha rasteve të konfirmuara me COVID-19 janë inferimierë ose mjekë.

“Nëse ky proporcion vazhdon të rritet globalisht,  nga 3.5 milionë e të infektuarve në botë me koronavirus, 210.000 do të jenë njerëz të stafit shëndetësor”, tregon Këshilli Internacional i Infermierëve përmes një komunikate.

Kjo gjendje vazhdon të bëhet edhe më alarmante kur dihet se qeveritë e vendeve përkatëse nuk kanë ende të dhëna të sakta për numrin e të infektuarve mjekë dhe infermierë në vendet e tyre. Sipas kësaj organizate, kjo mungesë e të dhënave për vdekje dhe infeksion të stafit shëndetësor çon drejt një nënvlerësimi të situatës për këtë kategori të njerëzve.

Duke e parë këtë gjendje, Këshilli i Infermierëve u kërkon sa më shpejt qeverive që t’i mbledhin të dhënat për vdekjet dhe infektimet e punëtorëve shëndetësorë dhe t’ia dorëzojnë Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO).

“Në qoftë se qeveritë dështojnë ta bëjnë këtë, unë kam frikë se kemi për t’i numëruar mijëra vdekje të infermierëve” , shprehet Howard Catton, drejtor i Këshillit Internacional të Infermierëve (ICN).

Në Itali, janë përmbi 170 të vdekur nga koronavirusi, përfshirë këtu doktorë dhe dentistë. Britania e Madhe po ashtu ka një numër të madh me mbi 50 puntorë të kujdesit social të vdekur. E gjendja nuk është as në SHBA, ku përmbi 250 të vdekur janë regjistruar nga stafi shëndetësor, 60 prej tyre infermierë.

Arkiva

Kategoritë