Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Ahmeti për daljet në Gërmi: Nuk ka nevojë për orë policore por nuk na duhet një relaksim i tillë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kritikuar qytetarët që po dalin në Gërmi dhe nuk po mbajnë distancë sociale.

“Dalja në Gërmi si me qenë festë është e pashëndetshme. Afërsia me njerëz të tjerë në turma pa e ditur gjendjen shëndetësore e njëri tjetrit është sjellje moskokëçarëse për vetën, familjen dhe të tjerët. Do ta përcjellim situaten edhe nesër por nuk është kohë pikniku. Nuk ka nevojë për orë policore por definitivisht nuk na duhet relaksim i tillë. Po ju lusim për kujdes për veten dhe të tjerët. Dalja për shëtitje në Germi me krejt familjaret është dalje e PANEVOJSHME!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Youtube

Arkiva

Kategoritë