Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se dënimet sipas Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Sëmundjeve Ngjitëse, variojnë nga 1 mijë euro deri në 8 mijë.
“Sot kemi pranuar qarkoren informative nga niveli qendror, lidhur me gjobat për mosrespektim të Urdhëresave dhe Vendimeve në kuadër të masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit.
Sipas nenit 53.1 të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse, gjobat janë si në vijim:
1000-2000€ – për
person fizik;
3000-8000€ – për person juridik;
Kohë për vërejtje, diskutim e mirëkuptim, nuk ka!
Zbatoni masat!
#rriNshpi“, ka shkruar Ahmeti.