Hën, Mar 8, 2021
Banner Top
Banner Top
Agonia e humbjes së shijes dhe nuhatjes pas COVID-19

Gabriella Forgione ka qenë e infektuar me COVID-19 në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa pas kaq muajsh, ajo ende nuk ndjen shijen e ushqimeve e as erën e tyre apo të çdo gjëje tjetër.

Ajo është dërguar në një spital në Nice të Francës për të kryer kontrolle dhe për të kuptuar pse i ka zgjatur kaq shumë kjo gjendje, gjithashtu për të gjetur mënyra për t’i rikthyer të dyja, shijen e nuhatjen.

E privuar nga kënaqësia e ushqimit dhe aromave që ajo pëlqen, Gabrielle ka kaluar periudhë të vështirë.

Ndonjëherë pyes veten, ‘A kundërmoj?’”, thotë ajo për AP.

Gabriellës i janë futur tuba me erëra të ndryshme në hundë, ndërsa ajo çdo herë është përgjigjur negativisht. Vetëm një prej tyre ndikoi tek ajo. Kishte nuhatur erën e peshkut.

Testi ishte kompletuar dhe mjeku Clair Vandersteen kishte lëshuar diagnozën.

Nevojitet një gjë me erëra të fuqishme për të qenë në gjendje të nuhasësh diçka”, i kishte thënë ai. “Nuk e ke humbur tërësisht nuhatjen por nuk është as mirë”.

Mjeku e dërgoi në shtëpi dhe i dha një terapi. Dy herë në ditë ajo duhet të nuhaste dy apo tri gjëra të ndryshme të forta për dy-tre minuta.

Një vit në pandemi, mjekët dhe studiuesit ende po hulumtojnë arsyen e humbjes së shijes dhe aromës për shkak të koronavirusit.

Arkiva

Kategoritë