Mër, Mar 3, 2021
Banner Top
Banner Top
AGK kundër raportimit joprofesional

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, kanë reaguar ndaj raportimit për vdekjen e një vajze dhe raportimit joprofesional të mediave.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është duke përcjellur me vëmendje raportimet e fundit rreth rastit të vdekjes së vajzës si rrjedhojë e rrëzimit nga ndërtesa dhe vdekjes së gruas shtatzënë si pasojë e infektimit nga virusi COVID 19.

AGK shpreh shqetësim për publikimin identitetit dhe fotografisë së viktimave në disa portale online.

Kjo formë e raportimit, është shkelje e Kodit Etik, ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe shkelje e të drejtave të njeriut.

AGK kërkon nga kolegët gazetarë që, në raste të ndjeshme si këto të mos zbulojnë identitetin e viktimës por edhe gjatë raportimit për raste të tjera, si dhe t’u përmbahen kritereve profesionale dhe etikës së gazetarisë.

AGK mbështet vetëm punën profesionale të gazetarëve e cila bazohet në respektimin e standardeve dhe kritereve profesionale duke inkurajuar informimin objektiv dhe të saktë për publikun”, shkruhet në reagimin e AGK-së.

Arkiva

Kategoritë