Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
AGK-ja u bën thirrje gazetarëve të mos përhapin panik për koronavirusin

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, u ka bërë thirrje gazetarëve që të raportojnë me përgjegjësi për koronavirus dhe të shmangin krijimin e panikut të pajustifikuar në publik.

Kjo është komunikata e plotë e AGK-së:

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i bashkohet thirrjes së Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ) që mediat të raportojnë me përgjegjësi dhe të shmangin krijimin e panikut të pajustifikuar në publik kur raportojnë për virusin Corona (COVID-19). Është përgjegjësi e gazetarëve dhe medieve të respektojnë rregullat etike në punën e tyre dhe të mos kontribuojnë në përhapjen e lajmeve të rreme dhe panikut në publik. Ata kanë përgjegjësi t’i japin fjalën ekspertëve, të kualifikuar për të komentuar çështje të tilla të ndjeshme.

Në këtë periudhë mediet duhet të shmangin fjalorin që shkakton frikë tek qytetarët dhe mund të krijojë panik të pajustifikuar në publik. Për më tepër, gazetarët gjithashtu duhet të jenë veçanërisht të ndjeshëm ndaj privatësisë së personave të prekur. Për këtë qëllim, ne u bëjmë thirrje autoriteteve publike dhe institucioneve mjekësore që të sigurojnë informata me kohë dhe transparente në mënyrë që gazetarët dhe publiku të kenë akses në të gjitha informacionet përkatëse.

EFJ thekson se gazetarët kanë detyrim të publikojnë të dhëna të sakta nga burime zyrtare siç janë ato të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe të respektojnë Kodin e Etikës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë