Enj, Tet 22, 2020
Banner Top
Banner Top
Agjërimi: Mbrojtje dhe përtëritje e trupit

Shkruar nga :Diola Dosti Baftiu
“Mesimet e Dioles”

“Çmimi Nobel për vitin 2016 në Fiziologji apo Mjekësi iu dha mjekut nga Japonia, Dr. Yoshinori Ohsumi për zbulimet e tij të mekanizmave që përshkojnë një proces fiziologjik të quajtur autofagi. Autofagia është një proces i natyrshëm me të cilin trupi heq dhe riciklon qelizat e dëmtuara, proteinat e tilla dhe toksinat. “Autophagy” vjen nga dy fjalë greke, “auto” që do me thënë “vetë” dhe “phagy” që do me thënë”ngrënie”.

Kjo është mënyra e pastrimit të shtëpisë së trupit. Kjo ndodh gjatë urisë, kufizimit të kalorive dhe agjërimit.

Nëse organizmi nuk arrin të merret me autofagi, qelizat dhe strukturat e dëmtuara mund të grumbullohen në mënyrë të rrezikshme. Autofagia është një metodë që trupi përdor për të neutralizuar natyrshëm qelizat kancerogjene dhe qelizat e tjetërsuara të infektuara nga bakteret dhe viruset e dëmshme.

Dr. Ohsumi identifikoi gjenet që rregullojnë autofaginë dhe ndërlidhi çrregullimet e autofagisë me një mori sëmundjesh degjenerative. Në secilën nga studimet e tij, ai përdori urinë’ për të nxitur autofagi. Uria për një kohë të gjatë është identifikuar si një nxitës për ndarjen dhe pastrimin e qelizave toksike dhe mbetjeve.

Studimet kanë treguar se qelizat jetojnë më gjatë dhe mitokondriet bëjnë më shumë energji në vakt urie, agjërimi ose kufizimi të kalorive, krahasuar me atë të dietës (hajes) me rregull. Studime të tjera pohojnë se agjërimi i rregullt ose kufizimi i kalorive, (pa vuajtje urie), natyrshëm mund ta ngadalësojë procesin e plakjes (edhe atë) në mënyra të shumta. Kufizimi i kalorive ka dëshmuar rritje të niveleve të oksidit nitrik, një molekulë (e zbuluar) për të cilën u fitua çmimi Nobel, e cila i mundëson trupit rinim (përtërirje) dhe detoksifikim. Kufizimi i kalorive është treguar se rrit aktivitetin antioksidues dhe detoksifikues duke aktivizuar Nrf2 (nuclear factor erythroid 2), dhe gjithashtu ka efekte anti-inflamatore.

Më 1935, u botua hulumtimi i parë mbi kufizimin e kalorive, e cila pohonte se cilësia e jetës mund të përmirësohet dhe sëmundjet mund të shmangen vetëm duke kufizuar kaloritë, pa vuajtje urie ose uri.

Në një studim, ku një grupi të njerëzve iu zvogëlua marrja e kalorive për vetëm 20% për 2-6 vjet, presioni i gjakut, sheqeri në gjak (diabeti), kolesteroli dhe pesha u përmirësuan ndjeshëm.

Duke parë të gjitha hulumtimet, është e vështirë të gjesh ndonjë ndërhyrje tjetër (mjekësore) që ka përfitime të tilla të mëdha për shëndetin dhe cilësinë e jetës sesa të hahet vetëm 20-30% më pak ushqim.”


0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë