Pre, Shk 26, 2021
Banner Top
Banner Top
Agjencia e Ushqimit: Nuk ka prova shkencore që ushqimi e transmeton koronavirusin

Autoriteti Evropian për Siguri të Ushqimit, ka njoftuar që nuk ka asnjë të dhënë shkencore që ushqimi është burim ose rrugë e mundshme për transmetimin e koronavirusit.

Marta Hugas, kryesuesja shkencore e EFAS-së, është shprehur që nuk ka dëshmi që koronavirusi mund të transmetohet përmes ushqimit.

“Përvojat nga shpërthimet e koronavirusëve të mëparshëm, tregojnë se transmetimi përmes konsumit të ushqimit nuk ndodh. Për momentin, nuk ka prova që sugjerojnë që koronavirusi është i ndryshëm në këtë drejtim”, është shprehur Hugas.

Ky njoftim i Autoritetit Evropian për Siguri të Ushqimit, është publikuar edhe në faqen online të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës në Kosovë.

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë