Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Aeroporti i parë në botë që vlerësohet me “5 Yje anti Covid-19”

Turistë të etur për të fluturuar sërish do ta konsiderojnë si destinacionin të tyre të ardhshëm Italinë.

Aeroporti Fiumicino i Romës është bërë aeroporti i parë në botë që fiton vlerësimin – Aeroport me pesë anti Covid-19″ nga Skytrax, një organ vlerësues i industrisë ndërkombëtare të aeroportit, raporton CNN.

Megjithëse Skytrax është më i njohur për renditjen vjetore të aeroporteve më të mira në botë, kriza globale Covid-19 e nxiti organizatën të dalë me një vlerësim të higjienës së aeroporteve, transmeton Telegrafi.

Sipas një njoftimi nga Skytrax, organizata e bazoi vlerësimin e saj në “një kombinim të kontrolleve të efikasitetit procedural, analizës së vëzhgimit vizual dhe testeve të marrjes së mostrave ATP”.

Aeroporti Fiumicino (FCO), i njohur gjithashtu si Aeroporti Ndërkombëtar Leonardo Da Vinci, është aeroporti më i ngarkuar në Itali.

Më 1 shtator, aeroporti hapi një qendër testimi të coronavirusit prej 7,000 metrash katrorë, e cila administrohet bashkë me Kryqin e Kuq Italian.

Por jo vetëm testimi i organizuar, i shpejtë, që Skytrax vuri në dukje në rishikimin e tij të FCO. Aeroporti vendosi shenja lehtë të lexueshme në shumë gjuhë, zbatimin e rreptë të veshjes së maskave, staf të pastrimit dhe për efikasitet falë konsolidimit të të gjitha fluturimeve hyrëse dhe dalëse në një terminal të vetëm për gjurmim më të lehtë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë