Die, Dhj 6, 2020
Banner Top
Banner Top
Abuzimi me qetësues mund t’iu shkaktojë goditje në zemër

Hulumtimet e reja mbështesin studimet e mëparshme të cilat tregojnë efektet anësore të mundshme të qetësuesve. Qetësuesit mund të lehtësojnë dhimbjen, por ata dëmtojnë seriozisht shëndetin kardiovaskular.

Një ekip hulumtues i drejtuar nga Michèle Bally, nga Qendra e Kërkimeve Spitalore e Universitetit të Montrealit (CRCHUM), zbuloi se përdorimi i ilaçeve jostoidale anti-inflamatore (NSAIDs) mund të rrisë ndjeshëm rrezikun e një sulmi në zemër – pas vetëm disa përdorimeve.

Ndërsa, studiuesit danezë të ‘’University Hospital Gentofte’’ analizuan dosjet mjekësore të 30 mijë pacientëve, të cilët kishin pësuar goditje në zemër gjatë viteve 2000-2010. Në përfundim të hulumtimit, ata konstatuan se rreth 1/10 e tyre, përkatësisht 3376 pacientë, kishin përdorur ilaçe qetësuese 30 ditë para atakut kardiak (50% e tyre kishin përdorur Ibuprofen, kurse 31% kishin marrë Diclofenac.

Sipas një prej udhëheqësve të këtij studimi, profesor Gislason, përdorimi në mënyrë të pakontrolluar të këtyre ilaçeve është i lidhur drejtpërdrejtë me goditjen në zemër, që në shumë raste mund të jetë fatale.

Ai madje thotë se ibuporfeni nuk duhet lëshuar kurrsesi pa recetë mjekësore, kurse i pyetur në lidhje me dozën, ai sqaron se nuk duhet të kalojë sasinë e 1200 mg në ditë./Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë