Enj, Mar 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Abdixhiku: Është përmirësuar rrënjësisht cilësia e ajrit

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku,  përmes Facebook-ut ka thënë që ajri është përmirësuar dukshëm.

“E në gjithë këtë krizë, megjithatë, ka një lajm të mirë. Si rezultat i reduktimit drastik të qarkullimit e aktivitetit publik, cilësia e ajrit nëpër qytetet tona është përmirësuar rrënjësisht, Përqendrimet e Dioksidit të Azotit (NO2) kanë rënë për plot 50%.

Këto janë të dhënat që morra sot nga Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Instituti Hidrometeorlogjik; të dyja trupa në kuadër të Ministrisë.

Rrini në shtëpi. Edhe pak.
Kur të dalim, të mendojmë seriozisht për transformim rrënjësor të transportit publik”, ka shkruar Abdixhiku.

Youtube

Arkiva

Kategoritë