Hën, Tet 26, 2020
Banner Top
Banner Top
A po shndërrohet Alzheimeri në epidemi botërore ?!

Shkruar nga Dr. Blerim Myftiu Neurolog

Projektet për gjetjen e barit për trajtimin e sëmundjes së Alzheimerit dështojnë njëra pas tjetrës. Me plakjen e popullsisë dhe mungesën e trajtimit, Alzheimeri po shndërrohet në epidemi botërore.

Tjetër qasje në luftimin e sëmundjes mbetet detektimi i hershëm i saj dhe marrja e masave parandaluese për zhvillimin e sëmundjes – masa të cilat jo gjithherë janë efikase.

Disa teste që në një të ardhme të afërt mund të përdoren në detektimin e sëmundjes së Alzheimerit janë:

1. Lëngu i syrit në të cilin dy proteina janë gjetur se janë në nivel më të ulët te ata që më vonë e zhvillojnë sëmundjen, proteina që dihet se luajnë rol në Alzheimer.

2. Syzet e realitetit virtual (VR) në të cilat orientimi hapësinor i “kandidatëve” për Alzheimer është i dëmtuar dhe i cili fakt ndërlidhet me dëmtimin e korteksit entorinal i cili paraqet njërën prej zonave të hershme e cila preket në këtë lloj demence.

3. Testet e gjakut ku deri tani shumë proteina testohen për të parë nëse mund të parashikojnë me saktësi zhvillimin në të ardhmen të Alzheimerit.

Deri tani krejt çka mund të thuhet është: ulni peshën, hani shëndetshëm, ushtroni bollshëm dhe lexoni mjaftueshëm! /Familja Jone

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë