Enj, Tet 22, 2020
Banner Top
Banner Top
A paraqet ndjenja e déjà vu-së probleme mendore?

Shumicës nga ne na ka ndodhur që të gjendemi në një situatë të cilën mendojmë se e kemi përjetuar edhe më parë. Kjo ndjenjë misterioze në psikologji njihet me emrin déjà vu.

Për një kohë të gjatë, déjà vu është marrë si një përjetim jo normal dhe është menduar se personat që e provojnë déjà vu-në kanë probleme neurologjike.

Sidoqoftë, tashmë studimet tregojnë dicka krejtësisht të kundërt.

Në një raport të publikuar në kuadër të Universitetit të Kolorados, psikologia Anne Cleary tregon se fenomeni i déjà vu-së është normal dhe nuk paraqet asnjë dëmtim neurologjik.

Anne Cleary në këtë punim vë në pah ngjashmëritë në mes të deja- vu-së dhe memorjes  njohjëse të njeriut.

Memorja njohëse e njeriut është një lloj memorje që na bën të jemi të në gjendje të dimë se cka bëjmë tash dhe cfarë kemi bërë në të kaluarën. Për shembull, kur e shohim një njeri që e kemi parë më herët në rrugë ne do ta njohim menjëherë, pasi memorja jonë na mundëson që t’i lidhim përvojat tona të mëparshme me të tanishmet.

Ka raste edhe kur e shohim një person dhe e njohim, mirëpo nuk jemi të aftë ta definojmë se cili është. Në këtë pjesë hyn edhe déjà vu-ja.

Kjo lidhshmëri ngjarjesh mbështetet në idenë se eksperiencat tona në disa raste mund t’i përjetojmë si të fragmentuara dhe nuk jemi të aftë t’i lidhim ato me skemat e tjera të përvojave.

Déjà vu-ja ndodh kur situata të caktuara të së kaluarës i ngjajnë atyre që i përjetojmë në të tashmën. Kjo mund të ngjajë si shkas i mbivendosjes së shumë ngjarjeve në kokën tonë, ashtu që ngjarja që ka ngjashmëri sadopak më të kaluarën na duket e njohur dhe e përjetuar. /familjajone

Tags:

Lajme te ngjajshme

No Related Article

Arkiva

Kategoritë