Hën, Mar 18, 2024
Banner Top
Banner Top
A ndihmon vërtet çaji i kamomilit të bini në gjumë?

“Ne kemi parë shkrime të njerëzve që përdorin kamomil si një trajtim të gjumit për qindra nëse jo mijëra vjet”, tha Eric Zhou, anëtar i fakultetit në Divizionin e Mjekësisë së Gjumit.

Por, a ndodh vëretetë që kamomili të bëjë njerëzit të flenë gjumë? Pa marrë parasysh se çfarë thonë studimet klinike, mund të ketë arsye për të vazhduar mendimet e njëjta.

“Shumë pak studime kanë analizuar efektin e çajit të kamomilit [në gjumë.) Për pagjumësinë, ka përfitime modeste,” tha Zhou, duke iu referuar një studimi pilot mbi njerëzit me pagjumësi kronike. Pjesëmarrësit në studimin 28-ditor morën një kapsulë dy herë në ditë që përmbante ose ekstrakt kamomili ose një placebo. Megjithëse studimi ishte i vogël, ai ishte i rastësishëm, i kontrolluar nga placebo, kështu që studiuesit janë të sigurtë se rezultatet që ata panë ishin vetëm për shkak të ndërveprimeve midis kimikateve në ekstraktin e kamomilit dhe trupat e pjesëmarrësve.

Studimi nuk gjeti prova përfundimtare që kamomili i ndihmoi pjesëmarrësit të flinin më mirë sesa grupi i kontrollit. Ka pasur përmirësime modeste në kohën kur u deshën vullnetarët që morën kapsulat e kamomilit të binin në gjumë dhe në numrin e herëve që zgjoheshin natën, por efekti nuk ishte i madh, tha studiuesja kryesore e studimit Suzanna Zick, profesoreshë e asociuar kërkimor në Departamentin e Mjekësisë Familjare në Universitetin e Miçiganit.

“Edhe nëse njerëzit merrnin kapsula kamomili, ata nuk flinin dukshëm më mirë se ata që morën kapsula me placebo,” i tha ajo.

Një studim i nënave të reja  zbuloi se vullnetarët që pinin çaj kamomili çdo ditë për dy javë flinin më mirë dhe priren të kishin më pak simptoma depresioni sesa subjektet që nuk pinin çaj. Një studim i vitit 2017 zbuloi se pacientët e moshuar që morën një dozë më të madhe të ekstraktit nga kamomili sesa ajo e dhënë në studimin e mëhershmme flinin dukshëm më mirë sesa pjesëmarrësit e studimit që nuk morën.

Ndërsa këto rezultate kontradiktore të hulumtimit i pengojnë shkencëtarët të japin një përgjigje përfundimtare mbi efektin biokimik të kamomilës që mund të ketë në tru, ka lajme të mira për njohësit e kamomilës. Thjesht besimi se ju ndihmon të bini në gjumë, në të vërtetë mund t’ju ndihmojë të bini në gjumë.

Cilësia e gjumit ndikohet nga një numër i madh faktorësh, përfshirë stresin në shtëpi ose në punë, shikimin e ekraneve të ndritshme në orët para shtratit, dhe madje edhe stresin fiziologjik të një dite të nxehtë që durohet pa ajër të kondicionuar. Siç edhe dihet, shqetësimi për gjumin mund ta mbajë mendjen të zënë me këtë mendim dhe e bën edhe më të vështirë të bjerë në gjumë.

Një filxhan çaj kamomili mund t’ju ​​ndihmojë të flini nëse besoni se do të ndodhë, tha Zhou. Kjo nuk funksionon duke dërguar vibrime pozitive në univers; është një lak i thjeshtë reagimesh.

Me fjalë të tjera, mos lejoni që letërsia klinike t’ju ndalojë të shijoni një filxhan të këndshëm përpara shtratit.

“Çaji i kamomilit është shumë i dobishëm, kështu që nëse funksionon për ju, nuk ka asnjë arsye për të ndaluar pirjen e tij,” tha Zick./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë