Mon, Feb 17, 2020
Banner Top
A mund të shkaktojë deodoranti kancer të gjirit?

Kanceri i gjirit është më i diagnostikuari te gratë. E miti se deodoranti shkakton kancer të gjirit krijoi shqetësime të mëdha tek opinioni.

Onkologu Chirag Shah ka bërë të ditur se pjesë e arsyes që u shfaq ky mit është se janë vetë ata që u kanë thënë pacientëve se nuk mund të përdorin deodorant që përmban alumin gjatë rrezatimit, sepse kishte shqetësime se alumini rritë irritimin e lëkurës që mund të rezultojë nga rrezatimi.

Ekziston gjithashtu shqetësimi se ka një lidhje midis aluminit dhe zhvillimit të kancerit të gjirit që është pozitiv i estrogjenit. Por një studim i madh i më shumë se 1.600 grave nuk tregoi asnjë lidhje në mes rrezikut të kancerit të gjirit dhe përdorimit të deodorantëve.

A kanë lidhje deodorantët me kancerin e gjirit?

Lidhja mes kancerit të gjirit dhe deodorantit është studiuar shumë dhe përfundimi i përgjithshëm është se nuk ka asnjë lidhje mes tyre!

“Unë mendoj se ka gjëra të tjera për të cilat duhet të shqetësohemi më shumë kur bëhet fjalë për rrezikun e kancerit të gjirit. Mosha, përdorimi i terapisë për zëvendësimin e hormoneve dhe historia familjare janë disa nga faktorët më të mëdhenj të rrezikut për kancerin e gjirit, dhe ato janë shumë më të rëndësishme, për mendimin tim”, tha Chirag Shah./Familja Jonë

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë