Mër, Dhj 2, 2020
Banner Top
Banner Top
A mund të ngjyrosim flokët gjatë shtatëzanisë?

Ka kohë që ekziston një rregull i pashkruar që gratë shtatzëna nuk duhet të ngjyrosin flokët e tyre, nga frika se mos shkaktojnë dëm të padrejtë fetusit që rritet brenda tyre.

Ende është e paqartë se çfarë e shkaktoi këtë shqetësim, por gratë vazhdojnë të pyesin: A mund të ngjyrosim flokët gjatë shtatëzanisë?

Shqetësimet e grave për kimikatet për ngjyrosjen e flokëve, të tilla si amoniaku dhe peroksidi, janë të kuptueshme. Por siç raportoi StyleCaster, përqendrimi i kimikateve në ngjyrosjen e flokëve është shumë i ulët.

A janë sasitë e vogla të përdorura për të ngjyrosur flokët tuaj të mjaftueshme për t’ju vënë në rrezik për probleme serioze shëndetësore?

Sipas ekspertëve të pyetur për çështje, përgjigja është jo. Nëse ju po lyeni flokët rregullisht pa ndonjë problem, nuk ka nevojë ta ndaloni këtë gjë pasi mbeteni shtatzënë, e kjo pasi ngjyrosja e flokëve në përgjithësi nuk është në kontakt me lëkurën në kokën tuaj, aq sa duhet për të bërë ndonjë dëm.

Disa artikuj rekomandojnë që gratë që duan të ngjyrosin flokët gjatë shtatëzanisë duhet ta bëjnë këtë pas tremujorit të parë, sepse kjo është periudha në të cilën organet e fetusit formohen.

Çështja kryesore me të cilën mund të përballeni kur ngjyrosni flokët, pavarësisht nëse jeni shtatzënë apo jo, është acarimi ose një reagim i mundshëm alergjik nga produkti që vjen në kontakt me lëkurën tuaj, tha Dr. Fitzgeraldo Sánchez, Drejtor i Dermatologjisë.

Sipas mjekëve, thjesht nuk ka prova apo hulumtime përfundimtare për të sugjeruar se ngjyrosja e flokëve gjatë shtatzënisë do të shkaktojë dëm për fetusin. Ka pasur disa studime që lidhin përdorimin e bojës së flokëve me një rrezik të rritur nga disa lloje të kancerit, por ka edhe studime që nuk kanë gjetur asnjë lidhje fare.

Hulumtimi për këtë temë është minimal. Kjo sepse studimi i çdo efekti të mundshëm negativ të ngjyrosjes së flokëve tek gratë shtatzëna dhe fetuset nuk është saktësisht i lehtë.

Nëse jeni akoma të shqetësuar për efektet e mundshme negative të përdorimit të bojës së flokëve gjatë shtatëzanisë, Sánchez sugjeron alternativa si ngjyra me bazë perimesh që nuk kanë të njëjtat efekte irrituese./Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë