Enj, Tet 29, 2020
Banner Top
Banner Top
A mund të ju shkaktojë akne konsumimi i çokollatës?

Jo rrallë herë kemi dëgjuar se duhet ta rralloni konsumimin e çokollatave pasi përveç kalorive të shumta, mund t’ju shkaktojë edhe akne.

Mirëpo pas një numër studimesh, është vëretuar se kjo nuk është e vërtetë.  As çokollata dhe as yndyra nuk kishin asnjë efekt tek aknet.

Hulumtuesit konstatuan që nuk kishte asnjë ndryshim midis grupeve të atyre që konsumonin çokollata dhe të tjerëve që nuk konsumonin.

“Në fakt, ka pak prova që çokollata ose ndonjë ushqim specifik yndyror do të shkaktojë puçrra. Por ne e dimë se një dietë me sheqer /  yndyrë të lartë mund të rrisë prodhimin e sebumit dhe të promovojë përgjigje inflamatore në trup – të cilat mund të çojnë në puçrra”, thotë Dr. Ava Shamban, dermatologe.

“Megjithëse nuk mund të themi se ushqimi me sheqer dhe yndyror shkakton drejtpërdrejt puçrra, sidoqoftë është e vërtetë që mbingarkesa në këto lloj ushqimesh mund të rrisë shanset për të zhvilluar këtë gjendje dhe mund të zhvendosë lëndë ushqyese të tjera që janë kritike për shëndetin e lëkurës”, shton ajo./Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë