Mar, Mar 2, 2021
Banner Top
Banner Top
A mund të bëheni të varur nga çaji? Çfarë duhet të dihet

Çaji është një nga pijet më të njohura në të gjithë botën. Ajo vjen në një varg varietetesh, të gjitha me origjinë nga bima Camellia sinensis.

Shumë nga përbërjet në çaj janë të lidhura vazhdimisht me përfitime të ndryshme shëndetësore, duke bërë që shumica e njerëzve ta konsiderojnë këtë pije si një shtesë të shëndetshme në dietën e tyre

Sidoqoftë, ka argumente se disa prej përbërjeve të çajit mund të kenë veti varësie dhe se pirja e tepërt mund të bëjë më shumë dëm sesa dobi.

Ky artikull shqyrton nëse mund të bëheni të varur nga çaji, dhe nëse po, çfarë mund të bëni në lidhje me të.

Lloje të ndryshme të çajit përmbajnë sasi të ndryshme të kafeinës, substanca psikoaktive më e konsumuar në të gjithë botën. Kafeina është një stimulues natyral dhe, gjykuar nga ky përbërës i cajit, shpesh mendohet se çaji mund të shkaktojë varësi te ne, shkruan Healthline.

Kafeina për nga struktura kimike i ngjan shumë adenozinës, një substance që gjendet në trurin tonë, funksioni i të cilës është ta relaksojë sistemin tonë nervor qendror.

Për shkak të, sic u tha, strukturës kimike të ngjashme të adenozinës me kafeinën, përdorimi i shumtë i cajit mund të futet në receptorët e adenozinës dhe ta pengojë lidhjen e adenozinës me ta. Mungesa e adenozinës parandalon qelizat e trurit të tregojnë kur jemi të lodhur.

Kafeina mund të lirojë shumë stimulues të tjerë natyrale sic është dopamina, e cila do ta na ndihmojë të jemi të përqëndruar.

Kuptohet sasia e kafienës së nevojshme për ta arritur këtë efekt do të rritet nga dita në ditë, nëse vazhdojmë me konsumimin e tepruar të cajit.

Ende nuk dihet nëse varësia ndaj cajit është varësi “e vërtetë”, por mund të thuhet se efekti i përdorimit të shpeshtë të cajërave që kanë sasi të madhe të kafeinës ndikon jo mirë në sistemin tonë nervor dhe mund të shkaktojë një nevojë të lehtë për të.

Arkiva

Kategoritë