Enj, Shk 25, 2021
Banner Top
Banner Top
A ka sjell më shumë infektime hapja e dyqaneve në Austri?

Austria thotë se rihapja e dyqaneve nuk ka sjellë një shtim të infektimeve me koronavirus.

Vendi qe ndër të parët në Europë që zbuti masat e izolimit të koronavirusit tre javë më parë dhe nuk ka pasur rritje të ndjeshme të rasteve. Autoritetet megjithatë vazhdojnë të këmbëngulin se vigjilenca është e domosdoshme dhe kujdesi nuk është kurrë I tepërt, sidomos në këtë situatë. 

Austria reagoi shpejt ndaj pandemisë duke mbyllur përpara 7 javësh bare, restorante, shkolla, teatro, e dyqanet jo të domosdoshme. Kjo ndihmoi në uljen e rritjes ditore të infektimeve në më pak se 1% dhe bilanci i vdekjeve gjithashtu u frenua: Austria me 9 milionë banorë shënon 606 jetë të humbura deri tani. 

Në 14 prill ndërkohë, ajo u bë dhe një prej vendeve të para në kontinentin e vjetër që zbuti karantinën, duke rihapur më së pari dyqanet me sipërfaqe deri në 400 metra katrorë. Ministri austriak i shëndetësisë, Rudolf Anschober, njoftoi se tani po vlerësohen me kujdes efektet e atij vendimi, megjithatë për momentin nuk ka të dhëna për rritje të fortë të rasteve dhe gjendja duket e qëndrueshme. Shtimi ditor i infektimeve, sipas tij, ka qenë vetëm 0.2%.

Arkiva

Kategoritë