Mër, Tet 21, 2020
Banner Top
Banner Top
A jam gati për të kryer marrëdhënie seksuale?

Ju duhet të kryeni marrëdhënie seksuale vetëm nëse jeni të sigurtë për këtë. Por si mund ta dini nëse jeni gati? Dhe si do të jetë hera e parë?

Ç’do të thotë të jesh gati?

Të jesh gati do të thotë të kuptosh marrëdhënien seksuale dhe pasojat që ajo sjell, kështu që nuk do të keni probleme apo të pendoheni më vonë.

Sepse kjo do të ishte një gjë vërtet e keqe.

Për shumë njerëz, hera e parë e marrëdhënies seksuale është thjesht zhgënjyese: e dhimbshme, shumë e sikletshme e ndonjëherë me persona që nuk i duam, duke lënë pas kështu një ndjenjë boshe ditën tjetër, si dhe sikletin e ndonjë shtatzënie apo sëmundjeje seksualisht të transmetueshme.

Për më tepër, është kundër ligjit që ju të kryeni marrëdhënie seksuale nëse jeni nën moshë, pavarësisht nëse dëshironi apo jo.

Si ta di se jam gati?

Pyet veten:

  • A po nisem nga presioni i shokëve dhe i/e partnerit/es?
  • Si po sigurohem kundër shtatzënisë?
  • Si ta ndaloj veten të marr ndonjë sëmundje si herpesi apo myku?
  • A do të bëhem pishman të nesërmen?
  • A ia vlen të kryej marrëdhënie seksuale?
  •  

Sigurisht, përgjigjet i dini ju. Kryqëzimi i gishtave dhe të bësh diçka thjesht sepse e bëjnë të tjerët apo me një mendim se “kjo s’ka rëndësi”, është vërtet e gabuar.

Po nëse jam gati?

Atëherë sigurohuni që edhe partneri/ja juaj e dëshiron një gjë të tillë. Ndoshta ai/ajo nuk është gati, kështu që ju duhet të respektoni edhe mendimin e tyre.

Sigurohuni që të keni me vete prezervativë dhe të dini si t’i përdorni.

Kini parasysh që trupi juaj është përgjegjësia juaj, kështu që mos prisni që të jenë të tjerët ata që do t’ju mbrojnë.

Nëse në ndonjë moment s’jeni të sigurtë, atëherë është më mirë të ndaloni.

Fakti që mund të keni kryer një herë marrëdhënie seksuale nuk do të thotë se duhet të vazhdoni të kryeni. Disa njerëz e kuptojnë se ndoshta është koha të ndalen dhe të vazhdojnë kur të jenë gati sërish.

Po nëse nuk jam gati?

Atëherë mos e bëni. Keni të gjithë të drejtën për të thënë jo.

Shumë njerëz kryejnë marrëdhënie seksuale, sepse mendojnë se edhe të tjerët bëjnë të njëjtën gjë ose mendojnë se meqë kanë një të dashur, duhet patjetër ta bëjnë një gjë të tillë, sepse partneri i tyre e pret.

Ose mendojnë se nëse nuk kryeni marrëdhënie, kjo ju bën “puritanë”, objekt talljeje, fëmijë.

Kështu shumë njerëz përfundojnë duke bërë gjëra që s’u pëlqejnë.

Mos ndiqni rrymën! Për trupin tuaj jeni ju përgjegjës dhe vendimet ju përkasin vetëm juve.

E rëndësishme është se si ndiheni.

Nëse dikush ndahet prej jush sepse ju nuk dëshironi të kryeni marrëdhënie seksuale, atëherë duket se kjo ka qenë gjëja më e rëndësishme për ta dhe ju s’keni pse të rrini me dikë të tillë. Kështu që thjesht “jepini duart”!

*Artikull nga BBC

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë