Mër, Tet 28, 2020
Banner Top
Banner Top
A është shtatzënë? Si ta zbuloni!

Pra, keni provuar për të bërë bebe? Dhe, nuk e dini nëse gruaja është shtatzënë apo jo? Ja gjashtë shenja që tregojnë se diçka ka ndryshuar përgjithmonë për ju.

Gjoksi i saj është më i ndjeshëm se zakonisht

“Ouhhh. Kujdes”, është një informatë e madhe dhe një të cilën nuk do të dështoni ta vëreni.

Ajo do të jetë shumë më e lodhur se zakonisht

Ju shkoni në shtëpi dhe do ta gjeni atë të shtrirë në krevat duke bërë një gjumë të çastit. Mendoni para se të ankoheni se ajo po ju të silleni kot gjithë pasditen.

Më shumë vizita te dhoma e vogël

Ajo urinon shumë. Dhe, ajo mund të ketë nevojë të dalë jashtë edhe gjatë natës – një ndryshim tjetër nga gjendja normale që ju tregon se diçka po ndodh.

Nxjerr mëngjesin

Ajo ndoshta nuk e ka zakon të nxjerrë mëngjesin, ose drekën, mezen e lehtë, çajin apo edhe darkën. Dhe ajo zakonisht nuk ndjehet e plogësht gjithë ditën, çdo ditë, siç bën tash. Edhe pse për momentin nuk është e sëmurë, ajo ndjehet shumë e dobët pjesën më të madhe të kohës dhe po u ik gjërave si kafeja dhe ushqimet e yndyrshme. Kjo tregon se diçka ka ndryshuar.

Ka uri të shtuar

Partnerja ju thotë: “Më hahet një copë çokollatë me lajthi…” ose një lloj specifik sallame e përgatitur në formë tosti me një copë kastravec-turshi në pjatë. Sigurisht se kjo nuk është normale. Kjo është një tjetër shenjë se partnerja juaj mund të jetë shtatzënë, transmeton netdoktori.

Ajo qan shpesh

Ju ishit në një situatë të ngjashme javën e kaluar, dhe ajo nuk qau, por tash shpërtheu në lot? Ky është realiteti i asaj çfarë mund ta quani “efekti i hormoneve”, si rezultat i mbetjes shtatzënë.

Arkiva

Kategoritë