Enj, Tet 22, 2020
Banner Top
Banner Top
A e keni ditur se tensioni i lartë mund të mbahet nën kontroll duke ndërmarrur këto masa?

Një nga aspektet më të rrezikshme të hipertensionit është se mund të mos e dini që po vuani nga kjo sëmundje. Në fakt, gati 1/3 e njerëzve që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut nuk e dinë për këtë. Mënyra e vetme për të ditur nëse keni tension të lartë të gjakut është të bëni kontrolle të herëpashershme.
Kjo është sidomos e rëndësishme nëse një pjesëtar tjetër i familjes suaj ka tension të lartë të gjakut, shkruan “shëndeti”.

Këto janë disa nga simptomat që paralajmërojnë për tension të lartë të gjakut:
Dhimbje të shpeshta koke
Probleme me shikimin
Çrregullime të rrahjeve të zemrës
Gjak në urinë
Dhimbje kraharori
Lodhje, dobësi, plogështi
Probleme me frymëmarrjen
Rrahje në gjoks, qafë ose vesh

1.A e keni ditur se tensioni i lartë mund të mbahet nën kontroll duke ndërmarrur disa masa?
Disa nga ato janë:
Reduktoni kripën
Hiqni peshën e tepërt
Reduktoni sheqerin
Reduktoni konsumimin e alkoolit
Qëndroni larg stresit.

2. Masa të tjera që mund të ndihmojnë të mbani nën kontroll tensionin e gjakut :
• Kalcium dhe magnez shtesë
• Dietë vegjetariane e pasur me fibra
• Terapi kundër stresit

3. Masa që lidhen me këtë
• Lini duhanin
• Mbani nën kontroll nivelin e kolesterolit
• Mbani nën kontroll diabetin
• Shmangni ilaçet që mund të rritin tensionin e gjakut /Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë