Hën, Jan 18, 2021
Banner Top
Banner Top
A e dini pse fëmijët ecin me gishtat e këmbëve?

Ecja në maje të gishtave të këmbëve mund të jetë normale për fëmijët të moshës 12-15 muaj, pasi që provon pozicione të ndryshme të ecjes.

Në përgjithësi, ecja në gishtat e këmbëve nuk është asgjë për t’u shqetësuar deri në moshën 2 vjeçare. Zakonisht kjo ndalet në moshën 5 vjeçare. Megjithatë, për shkak të arsyeve të ndryshme, ecja në gishta të këmbëve mund të jetë ende e zakonshme për fëmijët e moshave më të mëdha.

Shkaqet:

Mund të jetë një gjendje e veçantë

Nëse fëmija nuk ndalon së ecuri në maje të gishtiave të këmbëve pas moshës 2 vjeçare, mund të ketë nevojë të kontrollohet te mjeku. Kontrolloni së pari këmbët e fëmijës tuaj për të parë nëse ata kanë muskuj të ngushtë këmbësh dhe jo vetëm.


Distofia muskulare 

Kjo është një gjendje gjenetike që mund të diagnostikohet duke kontrolluar muskujt e këmbëve të fëmijës. Në këtë rast, muskujt e tyre janë zakonisht të dobët dhe atrofikë. Nëse fëmija ka ecur drejt me model normal dhe atëherë krejt papritur ka filluar të ecë në gishtat e këmbëve, distrofia muskulare mund të jetë shkaku.
 

Një anomali e palcës kurrizore 

Ndodh kur palca kurrizore është e lidhur me indet përreth shtyllës kurrizore si në bazën e saj, për shembull. Si rezultat, derisa shtylla kurrizore rritet, palca kurrizore shtrihet dhe nervat dëmtohen, shkruan Bright Side. Palca kurrizore mund të jetë arsyeja pse një fëmijë ecë në gishtat e këmbëve. Kjo gjendje e bënë të vështirë edhe ecjen drejt dhe sjell dhimbje. Duhet të kontrollohet menjëherë nga një mjek.


Paraliza cerebrale

Ecja në gishtat e këmbëve mund të shkaktohet nga një paralizë cerebrale, e cila rezulton në luftime koordinuese, shkruan netdoktori. Në këtë rast, ju gjithashtu mund të vëreni se toni i muskujve është i prekur, ka probleme me mbajtjen e një qëndrimi të mirë dhe ka ecje të paqëndrueshme në gishtërinj. Muskujt e tyre mund të shfaqen shumë të ngurtë gjithashtu.


Shkak mund të jetë edhe zakoni

Kjo ndodh kur një fëmijë është absolutisht i shëndetshëm, por për disa arsye thjesht refuzon të ecë normal dhe preferon të ecë në gishtat e këmbëve. Kjo mund të jetë rezulta it një zakoni të thjeshtë që ata nuk mund të heqin qafe ose edhe për shkak të muskujve të ngushtë. Kjo gjendje prek diku nga 5% deri në 12% të fëmijëve të shëndetshëm.

Arkiva

Kategoritë