Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
A duhet të shqetësoheni kur fëmijët 1-3 vjeçar përdorin teknologji të mençur

Të gjitha nënat që janë mësuar “të shpëtojnë” nga fëmijët e tyre duke u dhënë smartphone-n në dorë, duhet të shqetësohen e të tregohen të kujdesshme.

Telefonat e mençur apo tableti, janë një nga qetësuesit më të mirë për fëmijët por duhet të mendoheni dy herë para se t’ia jepni një nga këto pajisje teknologjike.

Sipas studimeve të publikuara në Scientific Reports, përdorimi i përditshëm i pajisjeve me ekran të ndjeshëm mund të ketë ndikime serioze në gjumin e fëmijëve.

Studiuesit thane se çdo orë që fëmija shpenzon në një pajisje elektronike, mund të rezultojë me afërsisht 15 minuta humbje gjumi në ditë, transmeton netdoktori. Ky rezultat duhet ta ngrejë vetëdijen te prindërit në përgjithësi, pasi që gjumi është proces që ka ndikim të madh në zhvillimin e tyre.

“E befasishme ishte sepse, megjithëse flinin mesatarisht më shumë gjatë ditës, fëmijët deri në 3 vjeç të cilët kalonin më shumë kohë nën dritën e kaltër, shpenzonin më pak kohë të përgjithshme në gjumë”, ka thënë Celeste Cheung, bashkautore e studimit, sipas Real Simple.

Cheung punon si studiuese në Universitetin Birkbeck të Londrës, ku është realizuar studimi.

“Si pasojë ata nuk arrijnë të jenë të ngopur me gjumë gjatë ditës”, thekspo ajo.

Studimi që grumbulloi informacion nga 715 prindër, u përqendrua në atë se sa shpesh i përdorin të vegjëlit pajisjet elektronike. Studimi u krye te fëmijët nga 6 deri 36 muajsh, ndërsa prindërit realizuan sondazh online, ku raportuan për gjumin dhe përdorimin e pajisjeve nga fëmijët e tyre.

Pastaj studiuesit analizuan të dhënat, duke e kontrolluar gjininë, moshën, nivelin e arsimimit të nënës dhe kohën para televizorit.

Dhe rezultati ishte: përafërsisht 92% e fëmijëve nga 25 deri 36 muaj e përdornin ekran digjital çdo ditë për mesatarisht 25 minuta në ditë.

Një shpjegim i mundshëm shkencor se si pajisjet elektronike e dëmtojnë gjumin?

Drita e kaltër që del nga ekranet e çrregullon prodhimin e melantoninës, hormon që ka të bëjë me rregullimin e ritmeve të gjumit.

Sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë, fëmijët nën 1 vjet e gjysmë, nuk duhet të kalojnë kohë para ekranit, ndërsa fëmijët nga 2 deri 5 vjet nuk duhet të kalojnë më shumë sesa një orë në ditë.

Por, nuk ka vetëm lajme negative. Studimi ka gjetur gjithashtu se fëmijët që i përdornin në mënyrë aktive pajisjet “smart” duke i rrëshqitur gishtat dhe duke luajtur lojëra, e zhvillonin koordinimin e duarve me gishtat dhe sytë, më shpejt sesa fëmijët që nuk përdornin.

 “Prindërit nuk duhet të shqetësohen, por duhet të jenë të vëmendshëm për ndikimin e mundshëm të pajisjeve me ekran të ndjeshëm, si ato pozitivet por edhe negativet”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë