Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
A duhet të konsumoni mëngjesin ?

Shkruar nga Dr. Rreze Serhati Morina – Endokrinologe

Mëngjesi është shujta e cila “kapërcehet” më së shpeshti. ndonëse nutricionistët nuk e rekomandojnë një gjë të tillë. Gjysma e personave të rritur e kapërcejnë mëngjesin së paku një herë në javë, kurse 12% nuk hanë kurrë mëngjes. Disa nuk hanë për të rënë në peshë, disa nuk kanë kohë, kurse dikush tjetër nuk ndien uri.

Situata është akoma më serioze tek adoleshentët. Vlerësohet se 60% e tyre nuk e hanë mëngjesin rregullisht. Tek adoleshentët kjo paraqet rrezik të madh dhe lidhet me performancën e dobët kognitive, ndikon negativisht në shëndetin mendor dhe e rrit rrezikun për obezitet.

Kur zgjohemi nga gjumi, sheqeri në gjak i cili i duhet trurit dhe muskujve është i ulët. Duke ngrënë mëngjes, sheqeri mbahet në nivelin e duhur. Nëse ne nuk e marrim këtë furnizim me energji, trupi do të jetë i plogësht dhe më vonë gjatë ditës do të hamë më tepër se ç’duhet. /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë