Mar, Mar 26, 2024
Banner Top
Banner Top
A duhet mbajtur maskat edhe pas shërimit nga COVID-19? Përgjigjet Lul Raka

Përgjatë afro një ore sa ishte i ftuar në emisionin “Takim virual me Shëndritin”, Lul Raka foli edhe për cështjen e mbajtjes së maskave nga personat që e kanë kaluar koronavirusin.

Sipas tij, mbajtja e maskave është edhe më tutje e dobishme për shkak se ende jemi në sezonën e gripave që mund të kenë efekte negative në organizëm. Po ashtu, Lul Raka evidentoi edhe ajrin e papastër që mbizotëron në Prishtinë si një arsyje të fortë se pse duhet mbajtur maskat.

Edhe variantet e reja të virusit përbëjnë një rrezik për një riinfektim, edhe pse gjasat sipas tij janë të vogla. Prandaj maska duhet të mbahet edhe më tutje.

“Edhe ata që e kanë kaluar COVID-19 duhet ta mbajnë maskën sepse, e para, përvec COVID-19 kemi edhe gripat të cilët depërtojnë përmes rrugëve të frymëmarrjes dhe munden të na rrezikojnë. E dyta arsyje se pse duhet mbajtur maskat është edhe ajri i ndotur në Prishtinë dhe vendet e tjera të Kosovës dhe e treat është frika për ndonjë variant të ri të koronavirusit i cili mund të cojë drejt një riinfektimi edhe pse, sic e thashë, rastet e tilla janë të rralla”, tha ai për Familja jonë.

Raka theksoi se mundësia e riinfektimit ekziston, por janë raste të rralla kur virusi përsëritet në një hark kohor të shkurtër. Deri më tani janë raportuar vetëm shtatë njerëz të riinfektuar nga COVID-19. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë