Enj, Mar 28, 2024
Banner Top
Banner Top
A do të ketë mbështetje financiare për personat që infektohen me COVID-19? Përgjigjet Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, nuk ka qenë specific kur është pyetur nëse do të ketë mbështetje financiare për personat që infektohen me koronavirus.

Ai para gazetarëve tha se janë duke i përdorur të gjitha mundësitë buxhetore që ka në dispozicion Ministria e Shëndetësisë.

“Çdo mundësi buxhetore që e ka MSH-ja dhe që i ofrohet edhe nga Qeveria, në jemi duke e përdorur dhe do ta përdorim për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të prekur me koronavirus”, deklaroi Zemaj.

Ai deklaroi se Qeveria e Kosovës i ka ndarë 39 milionë euro për t’i mbështetur komunat në luftimin e pandemisë.

Ndërsa të prekurve ai tha se do të ju ndihmohet në forma të ndryshme, duke mos e vecuar ndihmën financiare. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë