Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
4 shenjat e çrregullimit bipolar

Pamjet e çrregullimeve bipolare nuk janë gjithmonë të pasakta. Filmat si “Silver Linings Playbook” (2012) dhe “Michael Clayton” (2007) kanë sfiduar dhe zgjeruar pikëpamjen e publikut për atë që duket bipolare në jetën reale. Sidoqoftë, stereotipet e forta ende ndikojnë në mënyrën se si ne përcaktojmë dhe njohim këtë çregullim në vetvete dhe në të dashurit e tonë.

Më poshtë mund të mësoni se cilat janë 4 shenjat e çrregullimit bipolar.

Nevoja e zvogëluar për gjumë

Personi është i kënaqur nga energjia e tepruar e një cikli maniak ose hipomanik, orët shtesë në ditë dhe një natë të shkurtër. Nëse ju ose dikush i juaji është duke punuar pa shenja të vërteta të lodhjes ose dëmtimit njohës – kjo mund të tregojë se ka shenja të manisë.

Fjalim i përshpejtuar

Informacionet që ne marrim nuk është e lehtë që t’i përpunojmë shpejt. Mirëpo nëse një person fillon të flasë me një shpejtësi marramendëse atëherë kjo është një shenjë e manisë.

Durim jo i mjaftueshëm

Imagjinoni dikë që ulet në një restorant për vetëm dy minuta para se të shqetësohet nga diçka dhe të lëvizë. Nëse ju nuk keni durim të mjaftueshëm për të pritur diçka, atëherë kjo është një shenjë e manisë.

Vetëbesimi

Një shpërthim besimi është gjithmonë shenja që tregon se dikush mund të jetë maniak. Sinqerisht, mungesa e pasigurisë, tregon një inflacion të besimit. Por nëse mendoni se jeni të pajisur me superfuqitë speciale që do të ndryshojnë historinë nga nesër pasdite, atëherë ju duhet ta bisedoni këtë me një psikiatër, sepse këto vetë-vlerësime mund të tregojnë një episod manik të çrregullimeve bipolare./Familja Jonë

Tags:

Lajme te ngjajshme

No Related Article

Youtube

Arkiva

Kategoritë