Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Si t’i zhdukni puçrrat?

Puçrrat janë ankthi i secilit person. Për fat të keq, janë shumë persona që ballafaqohen me akne dhe puçrra në lëkurë, e ato ‘paraqiten’ në momentet më të këqija të mundshme. Pra, kur ke një ngjarje të rëndësishme e kur doni që lëkura juaj të jetë në formën më të bukur.

Ka disa metoda natyrale që ndikojnë për t’i larguar puçrrat e ato janë:

Terapia me akull

Image Source

Përdorni akullin për ta larguar të skuqurën dhe puçrrat. Akulli përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndikon në hapjen e poreve. Përmes akullit, largohet edhe yndyra e akumuluar në lëkurë. Gjithë çfarë duhet të bëni është ta mbani copëzën e akullit për disa sekonda në vendin ku keni nevojë.

Përdorni pastën e dhëmbëve

Image Source

Pasi ta kryeni pjesën  me akull, vendosni në pjesët ku keni puçrra, pak pastë dhëmbësh. Pasi ta aplikoni, qëndroni ashtu për gjysmë ore. Por duhet të keni kujdes që pasta të jetë e bardhë dhe jo gel.

Terapia me avull

Image Source

Nëse keni problem me lëkurë, duhet me patjetër që së paku një herë në muaj të bëni terapin me avull. Mbusheni një enë me ujë të nxehtë dhe lejoni avullin të depërtojë në fytyrë. Kjo terapi është e mirë, pasi hapë poret e fytyrës.

Bëni maskë me të bardhën e vezë

Image Source

E bardha e vezë është e mbushur me proteinë dhe ndikon që të zhdukë shenjat dhe pjesën e skuqur të lëkurës. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë