Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
Këshilla mbi kujdesin e lëkurës gjatë qëndrimit në plazh

Ditët e nxehta  në plazh, mund të jenë shumë të bukura, por jedhe të rrezikshme për lëkurën.

Lëkurës duhet t’i kushtohet vëmendje gjatë ditëve të nxehta, e sidomos në kohën kur qëndroni në plazh.

Ekspozimi në diell, mund të shkaktojë shumë dëme në lëkurë, prandaj është e rëndësishme që të ndiqni disa këshilla se si ta mbroni lëkurën.

Qëndrimi gjatë në diell, mund të shkaktojë kancer. Por përveç kancerit rrezet e diellit shkaktojnë plakje më të shpejtë dhe pika nëpër fytyrë.

Asnjëherë mos u ekspozoni në diell, pa pasur me vete kremin mbrojtës me faktor të duhur për lëkurën tuaj. E rëndësishme është që të lyheni 15 deri në 30 minuta pëpara se të dilni në diell.

Përveç kremit mbrojtës është e rëndësishme që të mbuloheni. Pra të mos qëndroni me rroba të larjes përpara diellit.

Nëse keni mundësi më së miri është të mos ekspozoheni në diell nga ora 11:00 deri në ora 14:00.

Konsumimi i ujit  ka një rol të rëndësishëm në përgjithësi për shëndetin, e në veçanti për lëkurën. E rëndësishme është që përveç ujit gjatë ditëve të verës të pini dhe çaj të gjelbër.

Në plazh nuk duhet të shkoni pa syzet e duhura. Përdorimi i syzeve gjatë qëndrimit në diell është i domosdoshëm, pasi dielli mund të shkaktojë rrudha nën sy.

Rëndësi të veçantë gjatë ditëve në plazh, duhet t’i kushtoni edhe ushqimit. Në menynë tuaj duhet të keni patjetër ushqim që ka në përbërje antioksidantë.

Ushqimet e duhura për ditët e nxehta të verës janë: karota, domatet e boronicat. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë