Enj, Mar 21, 2024
Banner Top
Banner Top
Çekia e interesuar për investime në QKUK

Klinikën e Radiologjisë dhe Klinikën Emergjente, e kanë vizituar të ngarkuarit me punë në Ambasadën Çeke.

Delegacionin e përbënin, z. Pavel Bilek Ambasador, bashkëshortja e tij, znj. Martina Bilkova dhe Dusan Krali, zëvendës ambasador.

Ambasadorin Bilek e kanë falënderuar Dr. Bujar Gjikolli dhe Dr. Basri Lenjani, të cilët e falënderuan për përkrahjen e madhe të deritanishme të qeverisë çeke për shëndetësinë kosovare.

Gjatë takimit, u theksua ndihma e Çekisë për projektin dhe përkrahjen e emergjencës.

Ambasadori Bilek u shpreh i kënaqur me kontributin e qeverisë së tij, duke shtuar se është i gatshëm për të bashkëpunuar edhe në të ardhmen në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në Kosovë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë