Die, Mar 17, 2024
Banner Top
Banner Top
7 llojet më të kurueshëm të kancerit

Edhe pse ende nuk ka një kurë për kancerin, diagnostikimi dhe trajtimi i sëmundjes në stad të hershëm mund të ndryshojë ndjeshëm të ardhmen e personave me këtë sëmundje.

Kanceri është një sëmundje që shkaktohet nga rritja dhe shumimi i pakontrollueshëm i qelizave ne një organ të caktuar të trupit. Origjinon në një pjesë të trupit dhe më pas ka aftësinë të përhapet në pjesë të tjera me anë të metastazave. 

Pavarësisht studimeve dhe zbulimeve për kancerin, ai vazhdon të mbetet shkaktari i parë i vdekjeve deri në moshën 85 vjeçare. 

Trajtimi i sukseshëm mund të largojë gjithë shenjat e kancerit nga trupi dhe në këto raste, thuhet se pacienti është në remision. Megjithatë, kanceri mund të rikthehet pas remisionit, ndonjëherë edhe shumë vite më vonë. 

Të kurosh kancerin do të thotë të eliminosh plotësisht sëmundjen pa mundësinë e rishfaqjes. Edhe pse kjo mund të ndodh për disa persona, aktualisht nuk ka një kurë për kancerin.

Për të kuptuar më mirë diferencën në jetëgjatësi të pacientëve me kancer, mjekët dhe studiuesit përdorin termin mbijetesë 5-vjeçare. Kryesisht jetëgjatësia e pacientëve me kancer matet me mbijetesën 5-vjeçare për bërë një unifikim për gjithë sëmundjet malinje, edhe pse së fundmi me sukseset në trajtimin e kancerit hasim edhe termin mbijetesë 10-vjeçare.

Sëmundjet malinje me efektet më të mira nga trajtimi dhe si rrjedhojë mbijetesë më të lartë janë si më poshtë.


1. Kanceri i gjirit

Mbijetesa 5-vjeçare e kanceri të gjirit për stadin 0 dhe 1 është 99-100%. Ndaj mund të themi se personat me këtë stad të sëmundjes kanë pothuajse 100% gjasa për të kaluar 5-vjeçarin e mbijetesës.

Për arsye të mundësisë shumë të lartë të kurimit të kancerit të gjirt në fazat e tij të hershme, është shumë e rëndësishmë të kryhen kontrollet e gjirit në kohë.

Stadi përcaktohet nga madhësia dhe shtrirja e tumorit dhe modalitet e trajtimit në këto raste jane kirurgjia, radioterapia (opsionale) dhe kimioterapia (opsionale).


2. Kanceri i prostatës

Kanceri i prostatës ka 99% shanse për mbijetesë 5-vjeçare në stadin 1 dhe 2. Kanceri i prostatës ose rritet me ritëm të ngadaltë ose nuk nuk rritet dhe është shumë i trajtueshëm. Kanceri i prostatës i cili nuk rritet më kohën mund të mos ketë të nevojshëm trajtimin.


3. Kanceri testikular

Mbijetesa 5-vjeçare për kancerin e lokalizuar testikular është 99% dhe 96% për kanceirn testikular me përhapje në limfonodujtë regjionalë. 

Modalitetet e trajtimit mund te jenë kirurgjia, radioterapia (opsionale) dhe kimioterapia (opsionale).

4. Kanceri i tiroides

Kanceri i tiroides ka një mbijetesë 5-vjeçare nga 98 deri në 100% në stadin 1 dhe 2 të sëmundjes. Shumica e sëmundjeve malinje të tiroides rriten ngadalë, cfarë na jep më shumë kohë për t`i trajtuar ato. 

Edhe në rastet kur sëmundja është përhapur në indet përreth, ndëryhrja kirurgjikale e tiroides mund të jetë një mënyrë efektive për të eliminuar sëmundjen.


5. Melanoma

Melanoma ka një mibjetesë 5-vjeçare 92-97% në stadin IA dhe IB. 

Melanoma është kanceri më agresiv i lëkurës dhe diagnostikimi në fazat e hershme është shumë ë rëndësishme për trajtimin me efikasitet të saj.


6. Kanceri i qafës së mitrës

Kanceri i qafës së mitrës ka një mbijetesë 5 vjeçare 90% në stadin 0 dhe 1A.

Diagnostikimi i hershëm ndihmon mjekët të trajtojnë sëmundjen para se ajo të zhvillohet dhe të përhapet në pjesë të tjera të trupit.

Kryerja e Pap testit dhe testi HPV janë shumë të rëndësishme në diagnostikimin e hershëm të sëmundjes.


7. Limfoma Hodgkiniane

Limfoma Hodgkiniane ka një mbijetesë 5-vjeçare 90% në stadin 1 dhe 2 të sëmundjes. Kjo lloj limfome është shumë sensitive ndaj trajtimit me radioterapi dhe kimioterapi, cka e bën atë të trajtueshme edhe në stade më të zhvilluara të sëmundjes. /Familja Jonë


Youtube

Arkiva

Kategoritë