Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Fillon bashkëpunimi konkret ndërmjet QKUK dhe HUG të Gjenevës

Një delegacion i zyrtarëve të Qendrës Klinike Universitare të Gjenevës (HUG) po qëndrojnë në Kosovë, ku po diskutohen hapat konkret të bashkëpunimit ndërmjet HUG dhe SHSKUK.
Vizita po realizohet me ndërmjetësim të Odës Zvicër- Kosovë, Konsullatës së Kosovës në Gjenevë, në bashkëpunim me SHSKUK-në dhe Ministrisë e Shëndetësisë.

Në takimin e sotëm është biseduar për krijimin e ekipeve të përbashkëta dhe për përgjegjësitë për komunikim ndërkolegial dhe ndërmenaxherial të kryeinfermiereve dhe drejtorëve të klinikave.

Është diskutuar, gjithashtu, për mundësinë e këmbimit të përvojave për stafin menaxherial, përfshirë mjekë dhe infermierë.

Poashtu, është folur që stafi me ekspertët nga HUG të ndihmojnë në hartimin e rregullores dhe protokolleve të punës, që do të zbatohen në QKUK.

Youtube

Arkiva

Kategoritë