Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Siguria e foshnjës në veturë

Për udhëtime të sigurta në qytet apo në zonat përreth, ose në fshat për ekskursione më të gjata, duhet të keni një ndenjëse të posaçme në pjesën e prapme të makinës për të transportuar në mënyrë të sigurt bebin tuaj.

Kodi rrugor detyron përdorimin e sitemeve mbrojtëse të aprovuara, e kërkuar në vendin tonë për fëmijë deri 12 vjeç. Në treg ka shumë lloje ndenjësesh të përshtatshme për fëmijë të çdo moshe, peshe, gjatësie.

Rripat e sigurimit në makinë janë të vendosura për njerëzit më të gjatë se 1.35 cm. Në rast të ndonjë aksidenti, njerëzit më të shkurtër mund të dëmtohen seriozisht nga pjesa e rripit, që në vend që të kalojë mbi krahun e tyre, kalon përpara grykës dhe nga pjesa horizontale e rripit që në vend që të kalojë tek prehri, kalon mbi bark.

Mosha minimale në të cilën një fëmijë duhet të përdorë një ndenjëse që qëndron me fytyrë nga mbrapa është 12 muaj. Pas kësaj moshe është e këshillueshme të përdorni të njëjtën ndenjëse derisa fëmija të rritet mbi peshën dhe gjatësinë e përcaktuar nga prodhuesi i ndenjëses.

Pse një ndenjëse me fytyrë nga mbrapa?

Në një përplasje ballore, nëse është në ndenjëse me fytyrë përpara, koka e tij do të lëvizë me fuqi të madhe dhe mund të shkaktojë dëmtime në qafë për shkak të ngarkesës së aplikuar. Në një ndenjëse me fytyrë nga mbrapa, ngarkesa në qafë është 3 herë më e vogël, duke ulur së tepërmi rrezikun e dëmtimit.

Këshilla për udhëtime të sigurta!

Vendos ndenjësen mundësisht në mes të sediljes së pasme të makinës.

Kujdesu që të mbyllësh dyert dhe dritaret

Mos e mbani beben në kosh bebesh apo portbebe (nese nuk ka sistem sigurie për makinat), në prehrin apo në duart tuaja.

Mos lini fëmijët në makina të parkuara në diell.

Ndenjëse të ndryshme vendosen ndryshe në makina të ndryshme. Gjithmonë provojeni më parë në makinë një ndenjëse që doni të blini. Disa kërkojnë sistemin isofix në makinë. Kujdesu që makina juaj e ka këtë.

Asnjëherë mos e vendos ndenjësen me fytyrë mbrapa pas një airbag-u aktiv.

Përdorni ndenjëse që janë të përshtatshme për peshën e fëmijës suaj.

Instalimi duhet të bëhet sipas udhëzimeve në manual.

Gjatë instalimit të ndenjeses duhet të ushtroni sa më shumë trysni të jetë e mundur.

Elasticiteti i rripave të brendshëm duhet të jetë i tillë që të jetë e mundur të vendosësh dy gishta mes krahut dhe rripit.

Ndenjëset me fytyrë nga mbrapa janë më të sigurta se ndenjëset me fytyrë përpara. Rekomandohet që fëmijët të ulen me fytyrë nga mbrapa të paktën deri 12 muajsh.

Asnjëherë mos blini një ndenjëse makine të përdorur

Nëse ndenjësja ka qenë pjesë e ndonjë aksidenti, duhet të zëvendësohet.

Fëmijët duhet të ulen në ndenjëse me mbështetëse të rregullueshme derisa të arrijnë peshën 36 kg apo gjatësinë 135 cm.

Youtube

Arkiva

Kategoritë