Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
Njihuni me metodën e pazakontë që baballarët po përdorin për të qetësuar foshnjet e tyre!

Me sa duket, metoda e përdorimit të “thithkave” nga ana e baballarëve për të qetësuar fëmijët, edhe pse e pazakontë, po funksionon mjaft mirë.

Në përgjigje të së qarës së vajzës së tij të porsalindur, një baba ka ndarë mashtrimin e tij jo-ortodoks për ta qetësuar.

Ai nuk ka përdorur zhurma qetësuese, duke ecur lart e poshtë në dhomë ose duke e bërë të qeshë me fytyra qesharake, përkundrazi ai përdori një mënyrë të veçantë, duke e lejuar “kapjen” e thithkave të tij nga ajo.

Siç duket ka pasur një normë mjaft të suksesshme suksesi, kështu që kush jemi ne ta gjykojmë?

Dhe vlen të ceket se ai nuk është babai i vetëm që e ka përdorur këtë metodë sepse partneri i tij ka qenë larg ose i paaftë për të ta bërë…

“Ndonjëherë kur fëmija im qanë gjatë natës dhe është radha ime për ta qetësuar atë, në dëshpërim e sipër përpiqem ta marr atë për të thithur thithkat e mia”, u shpreh babai për Reddit.

Më pas, ai vazhdon të përshkruajë kompleksitetin e plotë të asaj se si e bën ky veprim atë të ndihet.

“Zakonisht ajo nuk i dëshiron ato… por nganjëherë pajtohet dhe unë gjej veten duke përjetuar një ndjenjë gëzimi për shkak të lidhjes baba e bijë e njëkohësisht edhe ndjenjën e fajit në atë që po bëj”.

“A e bëjnë këtë baballarët e tjerë?

Një nënë shtoi duke qeshur: “Burri im ishte kurioz për këtë dhe la bebën tonë dy javëshe të tithte thithkat e tij, mirëpo nuk I shkoi siç duhet ngase filloi të bërtiste”.

“Unë nuk mendoj se është e quditshme, përkundrazi është disi e lezetshme”, tha ajo.

“Unë nuk mendoj se është shumë e zakonshme,” u shpreh një nënë tjetër, “por me të vërtetë, çfarëdo që funksionon duhet bërë, apo jo? Nëse arrinë që ta pajtosh, nuk do të gjykoj”.

Një tjetër nënë pranoi se partneri i saj ishte përpjekur ta bënte këtë mirëpo ajo kishte kundërshtuar gjithmonë dhe nuk e kishte lënë.

“Unë thjesht mendoj se ëshë e çuditshme pasi që fëmija nuk po merr qumësht nga babai”.

Konsulentja e gjirit, Jan Barger, nga BabyCentre.com, thotë në teori, se burrat në fakt mund të prodhojnë qumësht.

“Gjoksi i meshkujve ka kanale dhe disa inde qumështi”, thotë ajo. “Ata gjithashtu kanë hormonet përgjegjëse për prodhimin e qumështit”.

“Ka pasur raporte për burra të cilët ishin në gjendje të prodhonin qumësht përmes stimulimit të gjoksit, por askush nuk e di nëse qumështi ka të njëjtën përbërje ose cilësi sikurse që prodhojnë gratë”./Familja Jonë

Tags:

Lajme te ngjajshme

Youtube

Arkiva

Kategoritë