Pre, Mar 22, 2024
Banner Top
Banner Top
Gripi, simptomat, mbrojtja dhe parandalimi

Kolla, ethet, temperatura e lartë, dhembja e të gjithë muskuje, këto janë simptomat që pothuajse të gjithë i kemi provuar kur jemi prekur nga gripi, e prej të cilit jemi detyruar madje edhe të bëjmë pushim të detyruar për disa ditë. Tek të miturit gripi shpeshherë shoqërohet me të vjella, diarre dhe rrallë me temperaturë.

Shpesh te fëmijët në moshën parashkollore, sytë e skuqur dhe infeksioni i syve janë karakteristikat e gripit, të shoqëruar me temperaturë.
Te fëmijët e moshës 1-5 vjeç gripi shoqërohet shpesh me laringotrakeit dhe bronkit me temperaturë të lartë.

Simptomat, mbrojtja dhe parandalimi

Gripi karakterizohet për temperaturën e lartë deri në 38 gradë, e cila vazhdon konstant për të paktën 2/3 ditë, prekje të rrugëve respiratore, dhimbje fyti, dhimbje muskulare dhe dobësi trupore. Personat të cilët sulmohen nga virusi i gripit alternojnë ndjesinë e të ftohtit me të ngrohtin apo ethe. Kush preket nga virusi i gripit duhet të dijë se pas 3/4 ditësh virusi ul aktivitetin dhe pas disa ditë pushimi, personi i kthehet aktiviteve të përditshme. Pra, duhet të kemi kujdes nga simptomat e para. Virusi i gripit përhapet në mënyrë të shpejtë, duke prekur gjithnjë e më shumë persona.

Kompania Tre Pharm, për tregun vendorë ka bërë një  zhjedhje shumë të mirë për këto gjendje gripoze,( përdoret gjithëmonë në konsultë me mjekun familjarë)

DoloFix Grip, një kombinim i Paracetomolit (325 mg) Chlorpheniraminës (2 mg) dhe Phenylephrine (5 mg)

Nevoja per Kombinim –Dolofix Grip

Kombinimi i paracetamollit, chlorpheniramines dhe phenylephrines është përdorur për të trajtuar dhe lehtësuar simptomat te shoqëruara me ftohje dhe grip duke përfshirë dhimbjet, dhimbjen kokës, ethet, dhimbje të trupit, rrufë si dhe përdoret për të trajtuar rrjedhjen (kullimin) e hundës ose kur ajo zihet , redukton irritimin nazal, teshtitjen, kruajtjen, sytë e përlotur, dhe mbipopullimin e sinuseve që janë shkaktuar nga alergji te ndryshme, apo të ftohtë të përbashkët, apo grip.

Një sqarim I shkurtët I këtij kombinimi kaq efikas tek gripi.

Ç’është Chlorpheniramina?

Chlorpheniramina është një antihistamine që redukton efektet e histamines kimike natyrore në trup. Histamina mund të prodhojë simptoma të teshtitjes, kruajtje, sytë e përlotur, dhe rrjedhjen e hundëve.

Ç’është phenylephrina?

Phenylephrina është një decongjestant që zvogëlon ose ngushton enët e gjakut në hundë. Kur këto ene te gjakut janë te dilatuara pra te zgjeruara mund të shkaktojnë mbipopullim te hundës (me ç’rast zihet hunda).

Dozimi

Të rriturit, të moshuarit dhe fëmijët mbi 12 vjeç Një deri dy tableta çdo 4 orë, sipas nevojës.

Mos merrni më shumë se 8 tableta (4 doza) ne 24 orë. /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë