Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Keni mungesë kalciumi dhe nuk e keni vërejtur? Ja simptomat!

Asnjë sinjal i lëshuar nga organizmi ynë nuk është i rastësishëm. Shkaqet janë nga më të ndryshmet, por në këtë artikull menduam t’ju njihnim me një problematikë jo pak të rëndësishme. Mungesën e kalciumit në trup!

Më poshtë keni disa nga shenjat tipike që nënkuptojnë se duhet të shtoni nivelet e tij në gjak:

Lëkurë e thatë

Hipokalcemia ose mungesa e kalciumit e than jashtëzakonisht shumë lëkurën. Është zbuluar gjithashtu një lidhje e ngushtë midis kalciumit dhe problemeve të lëkurës si ekzema dhe psoriasis.

Lodhje

Nëse keni lodhje esktreme, mungesë energjie dhe këputje përpiquni të balanconi dietën tuaj,.

Depresion

Sa më pak kalcium, aq më të irrituar dhe të rënë moralisht do ndiheni.

Pagjumësi

Kalciumi ndikon në krijimin e melatoninës, hormonit që na ndihmon të biem në gjumë.

Paresthesia

Paresthesia përfshin një sërë simptomash neurologjike që lidhen me mungesën e rëndë të kalciumit. Nga një gjendje e tillë mund të përjetoni kujtesë të dobët, halucinacione, mpirje të gojës, dridhje të muskujve dhe mungesë ndjeshmërie. /Familja Jonë

Të tjera:

Probleme me gëlltitjen

Imunitet i dobët, sëmureni shpesh

Dhimbje dhëmbësh

Dobësim i thonjve

Youtube

Arkiva

Kategoritë