Die, Mar 17, 2024
Banner Top
Banner Top
Bebi juaj po rritet, dhe ende nuk flet?

Shkruar nga :Artiola Gashi – Logopede

Të folurit e vonuar mund të përkufizohet si mosarritje e aftësive folëse të ngjashme me bashkëmoshatarët e tjerë nga ana e fëmijës.
Nëse një fëmijë nuk arrin të flasë në përputhje me moshën që ka atëherë mund të ketë”probleme në të folurit” ose “vonesë në zhvillimin gjuhësor”.
Për një të folur normal fëmija duhet të ketë të zhvilluar aftësinë gjuhësore të nxjerrë zëra dhe të mos ketë probleme në organet që mundësojnë funksionin e të folurit.
Për të përcaktuar nëse një fëmijë ka çrregullime në të folur më parë duhet të kontrollohen syri, veshi,hunda,goja,sistemi nervor dhe sistemi kockor-muskulor.
Një nga shkaqet më të rëndësishme në të folurin e vonuar është dëgjimi pakët.
Dëgjimi pakët mund të jetë i lindur ose të shfaqet më vonë.
Dëgjimi vetëm i zërave të lartë,i disa zërave të caktuar nuk tregon se fëmija ka probleme me dëgjim por mund të bëhet shkak që fëmija mos të flas.
Prandaj është e rëndësishme të bëni një vlersim dhe një kontroll të hollësishëm të fëmijës.
Përveç kësaj edhe dëmtimi qiellzës apo problemeve të tjera brenda gojës mund te bëhen shkak për të folurën e vonuar.

RASTET E DYSHUARA TË TË FOLURIT E VONUAR JANË:

Çdo fëmijë sa arrin moshën 3-6 muajshe mund të nxjerr zëra të thjeshtë dhe kjo nuk është shenjë treguese që ai fëmijë nuk ka probleme me dëgjim.
Në moshën 6-12 muajshe fëmija duhet të nxjerrë zëra si” ba ba ba” “ma ma”.
Në moshën 12 muajshe fëmija duhet të kuptojë përgjigjëjen ‘po’ ose ‘jo’ dhe të reagojë kur e thërrasin me emrin e tij.
Në moshën 12-16 muajshe kupton pytjet ‘çfarë është kjo? , ‘ku është topi? , ‘kush jam unë? dhe duhet të japë përgjigjeje të pranueshme.
Në moshën 24-36 muajshe duhet të krijojë fjali me dy ose tri fjalë.
Pas muajit të 36-të duhet të ketë një të folur të qartë që mund të kuptohet nga të gjithë.
Në moshën 4-5 vjeçare mund të tregojë një ngjarje të thjeshtë.
Në moshën 7 vjeçare mund të tregojë edhe një ngjarje të komplikuar.

Youtube

Arkiva

Kategoritë