Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
Ushqimi gjysmë i gatshëm rrit rrezikun e depresionit

Konsumi i ushqimeve gjysmë të gatshme rrit rrezikun e depresionit! Ky është rezultati i një studimi të fundit, gjë që ka bërë që të kërkohet nga mjekët të këshillojnë dieta për pacientët, si pjesë e trajtimit për depresion.

Në kontrast, ata që ndjekin një dietë tradicionale mesdhetare janë më pak të predispozuar të preken nga depresioni, për shkak të peshkut, frutave, farave dhe perimeve që përmban kjo dietë dhe që mbrojnë njerëzit nga problemet e shëndetit mendor.

Publikuar në gazetën “Psikiatria molekulare”, studimi është në të vërtetë një analizë e kërkuesve nga Britania, Spanja dhe Australia, që kanë ekzaminuar 41 studime të mëhershme mbi lidhjet mes dietës dhe depresionit.

Ushqimet që përmbajnë shumë yndyrna apo sheqer, apo që janë shumë të përpunuara, sipas studimit çojnë në inflamacion jo vetëm të zorrëve, por të të gjithë trupit, që njihet si inflamacion sistematik.

Në këtë aspekt, pasojat e dietave të varfra janë të ngjashme me ato të duhanpirjes, ndotjes, obezitetit dhe mungesës së ushtrimeve.

Youtube

Arkiva

Kategoritë