Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Studimi izraelit zbulon se sa efektive është vaksina e Pfizer, pas dozës së parë

Doza e parë e vaksinës kundër COVID-19 e Pfizer Inc është 85% efektive, ka zbuluar një studim i punëtorëve të kujdesit shëndetësor në një spital izraelit, duke nxitur potencialisht një debat mbi orarin e rekomanduar me dy doza ndërsa qeveritë përpiqen të shtrijnë furnizimet me vaksina.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, gjetjet e Qendrës Mjekësore Sheba krahasohen me efikasitetin e përgjithshëm prej rreth 95% në një regjim dy dozash 21 ditë larg njëra-tjetrës, të vaksinës së zhvilluar me BioNTech të Gjermanisë.

Studimi Sheba, që do të publikohet në revistën mjekësore Lancet, vjen një ditë pasi studiuesit kanadezë sugjeruan që doza e dytë e Pfizer të vonohet duke pasur parasysh nivelin e lartë të mbrojtjes nga doza e parë në mënyrë që të rritet numri i njerëzve që vaksinohen.

Sheba tha se mes 7,214 pjesëtarëve të stafit të spitalit që morën dozën e tyre të parë në janar, kishte një ulje 85% të rasteve simptomatike brenda 15 deri në 28 ditë.

Reduktimi i përgjithshëm i infeksioneve, përfshirë rastet asimptomatike të zbuluara nga testimi, ishte 75%.

Por epidemiologia e Sheba, Gili Regev-Yochay paralajmëroi që grupi i studiuar në spital ishte “kryesisht i ri dhe i shëndetshëm”.

Ndryshe nga prova klinike e Pfizer, “ne nuk kemi shumë (staf) këtu të moshës mbi 65 vjeç”, u tha ajo gazetarëve.

Gjithsesi, ajo gjithashtu vuri në dukje se studimi Sheba u zhvillua gjatë një rritje të infeksioneve COVID-19 në Izrael, i cili përmbyti spitalet me raste të reja.

Pfizer nuk pranoi të komentonte mbi të dhënat, duke thënë në një deklaratë se po bënte analizën e vet të “efektivitetit të vaksinës në botën reale në disa vende në të gjithë botën, përfshirë Izraelin”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë