Enj, Mar 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Rëndësia e Acidit Folik para, gjatë dhe pas shtatzënisë/VIDEO

Drita Kabashi – Gjinekologe

Acidi folik nuk është një vitaminë e zakonshme, por është një super vitaminë!
Nëse një grua merr çdo ditë acid folik përpara se të mbetet shtatzënë dhe në tre muajt e parë të shtatzënisë, i parandalon defektet e trurit dhe të palcës kurrizore tek fëmija.
Arsyeja se përse acidi folik duhet të merret edhe përpara se një grua të mbetet shtatzënë është se anomalitë e tubit neural shfaqen në 3-4 javët e para të shtatzënisë, prandaj në organizmin e asaj gruaje duhet të ketë një depozitë të mjaftueshme gjatë javëve të para kur zhvillohet truri dhe palca kurrizore e fëmijës.
Sa është doza që rekomandohet të merret gjatë planifikimit familjarë, sa gjatë shtatzënisë, çfarë roli ka gjatë procesit të gjidhënies e shumë detaje tjera mësoni nga intervista e gjinekologes Drita Kabashi

Youtube

Arkiva

Kategoritë